Politikat e privatësisë

Kjo politikë privatësie është përpiluar për ti shërbyer sa më mirë atyre të cilëve janë të shqetësuar në lidhje me mënyrën sesi “Informacioni i tyre i Identifikueshëm Personal” (IIP) përdoret online. IIP është informacion që mund të përdoret i vetëm ose bashkë me informacione të tjera për të identifikuar, kontaktuar ose lokalizuar një person të vetëm, ose për të identifikuar një individ në një kontekst të caktuar.
MeteoTirana siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, sigurohen me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr.48/2012, ndryshuar me ligjin 120/2014) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në zbatim.
Ju lutem lexojeni me kujdes politikën tonë të privatësisë për të përfituar një pasqyrë të qartë të mënyrës sesi ne i mbledhim, përdorim dhe garantojmë Informacionin tuaj të Identifikueshëm Personal në website tonë.
Çfarë të dhënash personale mbledhim ne prej personave që vizitojnë blog, website apo aplikacionin tonë?
Nëse regjistroheni në website tonë apo abonoheni për informacionet më të fundit, mund t’ju kërkohet të plotësoni emrin tuaj, adresën e email apo edhe detaje të tjera për t’ju ndihmuar me eksperiencën tuaj.
Kur mbledhim ne informacion mbi ju?
1)Ne mbledhim informacion prej jush kur ju plotësoni një formular në website tonë.
2)MeteoTirana mbledh të dhëna mbi aktivitetin tuaj në website të cilat nuk ju identifikojnë ju personalisht apo individualisht kur ju viziton faqen tonë, faqet e entiteteve për të cilat ne ofrojmë reklama (“Reklamues”) apo faqet dhe shërbimet online ku ne publikojmë reklama (“Publikues”). Ky informacion mund të përfshijë përmbajtjen e website tonë që ju shikoni, datën dhe orën kur e keni parë këtë përmbajtje, produktet të cilat ju mund të blini ose informacion mbi vendndodhjen tuaj lidhur me adresën tuaj të IP.
Për çfarë e përdorim informacionin tuaj?
Informacionin që mbledhim prej jush ne website tonë mund ta përdorim në mënyrat në vijim:
1)Këtë informacion e përdorim për të vazhduar korrespondencën (email, telefonatë apo live chat)
2)Këtë informacion e përdorim për baza statistikore ose për t’ju shërbyer reklama më të përshtatshme. Ne mbledhim gjithashtu informacion mbi ku i keni parë reklamat të cilat ne ju kemi shërbyer dhe mbi cilat reklama keni klikuar.
Si e mbrojmë informacionin tuaj?
  • Webiste jonë vë në dispozicionin tuaj vetëm artikuj dhe informacion. Nuk pyesim kurrë për informacion privat ose personal, si nr. kartash krediti etj.
  • Website jonë mirëmbahet dhe skanohet rregullisht për malware dhe përmbajtje të tjera që mund të jenë të dëmshme për përdoruesin.
A përdor website ynë “cookies”?
Po. Cookies janë file të vegjël që një website ose ofruesi i tyre i shërbimit transferon në hard drive e kompjuterit tuaj nëpërmjet browserit tuaj (nesë ju e lejoni), të ciliët i lejojnë website ose ofruesit të tyre të shërbimit të njohin browserin tuaj si dhe të kapin dhe kujtojnë informacione te caktuara.
Ne i përdorim “cookies” për:
  • Të kuptuar dhe ruajtur preferencat e përdoruesit për vizitat e ardhshme në website
  • Për të ndjekur reklamat
  • Për të përpiluar të dhëna agregate në lidhje me trafikun dhe përdoruesit e sitit, në mënyrë që të përmirosjmë website tonë. Gjithashtu mund të përdorim palë të treta që e kryejnë këtë shërbim për llogarinë tonë.
Ju mund të zgjidhni që kompjuteri juaj t’ju lajmërojë çdo herë që një cookie dërgohet ose mund të zgjidhni që t’i ndaloni të gjithe cookies. Kjo arrihet nëpërmjet browserit tuaj dhe për çdo info duhet ti drejtoheni seksionit të ndihmës në të. Nëse ç’aktivizioni të gjithë cookies një sërë tiparesh që e bëjnë eksperiencën tuaj në website më efikase mund të mos funksionojnë siç duhet.
Informacion mbi palët e treta
Ne nuk shesim apo tregtojmë në asnjë mënyrë Informacionin tuaj të Identifikueshëm Personal tek palët e treta nëse nuk ju lajmërojmë paraprakisht. Kjo nuk përfshin partnerët e host-imit të website dhe palëve të tjera që na asistojnë në operimin e website, për aq kohë sa këto palë bien dakord mbi ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit.
Sidoqoftë, informacion i identifikueshëm jo-personal mund t’i vihet në dispozicion palëve të treta për qëllime marketingu apo të tjera. Palët e treta përfshirë më sipër kanë politikat e tyre individuale dhe të pavarura të privatësisë dhe rrjedhimisht ne nuk kemi asnjë përgjegjësi apo detyrim për përmbajtjen apo aktivitetin e website-ve të këtyre palëve. Gjithsesi, ne përpiqemi të ruajmë integritetin e website tonë prandaj për çdo rast mirëpresim feedback mbi këto palë të treta.
Google
Kërkesat e reklamimit të Google mund të përmblidhen nga Parimet e Reklamimit të Google (https://support.google.com/adwordspolicy/answer/1316548?hl=en). Ato janë hartuar për të siguruar një përvojë pozitive për përdoruesit.
Nëse në çdo kohë doni të ç’abonoheni prej shërbimeve tona në të cilat mund të jeni abonuar mund të na kontaktoni.
Për çfarëdo pyetje mbi këtë politikë privatësie, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e mëposhtëm.
meteotirana.al
[email protected]
Rruga Sami Frashëri
Tirana, Tirana 1019
Shqipëri