Java që lamë pas u karakterizua nga moti i kthjellët dhe temperatura në vlera normale ose lehtësisht nën to. Dekada e dytë e dhjetorit me një temperaturë mesatare prej 9.6°C u mbyll plot 1.1°C mbi...
Si pasojë e një qendre të presionit të ulët atmosferik në lëvizje drejt lindjes prej gadishullit Apenin, mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ekstremi veriperëndimor i vendit, do të kemi shtim të vranësirave dhe...
Dekada e parë e muajit dhjetor, siç pritej, shënoi anomali të theksuara negative të temperaturës në pjesën qendër-perëndimore të Europës. Anomalitë më të forta janë regjistruar në luginën e Ronës në perëndim të Alpeve...
Kushtet meteorologjike gjatë ditëve në vijim në vendin tonë shkojnë drejt një stabilizimi të përkohshëm. Largimi i masave të paqëndrueshme në drejtim të lindjes do ti hapë rrugën rritjes së presionit atmosferik duke filluar...
Follow:
Radari i reshjeve
Buletini Meteorologjik
29.1.2018 (+72h) Qendra e presionit të lartë do të largohet gjatë ditëve në vijim gradualisht në përëndim të kontinentit, por moti i qendrueshëm do të na shoqërojë edhe përgjatë fillimit të kësaj jave. Temperaturat gjatë mesditës të së hënës do të shënojnë 12-15°C në zonat e ulta dhe bregdet, 8-10°C në zonat kodrinore dhe luginat në brendësi të territorit dhe 4-8°C në zonat malore. Mëngjesin e nesërm ato do të shënojnë 6-10°C në bregdet, 0-4°C në zonat e ulta si dhe luginat e brendshme, ndërsa në zonat malore ato do të zbresin lehtësisht nën 0°C. Ditën e martë dhe të mërkurë pritet një rënie e lehtë e temperaturave në vlerat e tyre maksimale, dhe një rritje e lehtë në vlerat minimale.
Si pasojë e periudhës së zgjatur anticiklonike gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm dhe të së mërkurës pritet gjithashtu mjegull në zonat e ulta në perëndim të vendit, kryesisht rrëzë maleve.
Ne përdorim cookies për t'ju mundësuar eksperiencën më të mirë të mundshme gjatë shfeltimit të website-it tonë. Nëse vazhdoni pa ndërruar cilësimet tuaja marrim për të mirëqenë që jeni dakord me përdorimin e cookies nga ana jonë. VazhdoLexoni më tepër.